Saturday, June 8, 2013

Kurani dhe kozmosi.Shetitje Kuranore neper kozmos.

Nuk mund ta anashkaloj këtë temë pët të cilën Kurani flet në mënyrë të gjerë për të. Për këtë, do ta paraqes në pika të shkurtra edhe pse ajo është shumë më e gjerë se ajo që është folur apo shkruar për të. Do t’i paraqes disa fakte shkencore astronomike dhe do t’i lidhi ato me ajetet e Kuranit, me qëllim që t’i njohim faktet në vijim që na mahnitin.
KRIJIMII KOZMOSIT
Dejvis në hyrje të librit të tij Bota e rastësive thotë:
“Zbulimet bashkëkohore shkencore lidhur me fillimin e kozmosit na detyrojnë që ta pranojmë idenë se rrugëtimi i kozmosit është në mënyrë shumë precize i rregulluar që të lenë gojëhapur…”
Stiven Hoking, trashëgues i Ainshtajnit thotë:
“Duhet ta pranojmë faktin se kozmosi para formimit të parë dhe Shpërthimit të Madh është krijuar prej asgjësë (hiçit)”
Astronomia bashkëkohore konsideron se kozmosi është formuar prej shpërthimit të parë. Ai zgjerohet dhe ftohet, pastaj do t’i ndodh fundi me shpërthim apo me tkurrje të cilit nuk mund t’i ikë. Të gjitha këto fakte Kurani i ka vërtetuar qysh para 1400 viteve.
Të mendojmë pak:
1 -Allahu i Lartësuar thotë:
“A nuk e dinë mohuesit se qiejt dhe Toka kanë qenë një e tërë? Pastaj Ne e ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë! Akoma nuk besojnë?!”(El-Enbija,30)
Pasha Allahun e Lartësuar, çfarë lidhje kanë pasur kurejshët me krijimin e qiejve, Tokës si dhe të krijesave tjera? A janë marrë ata me këtë?
Në historinë e hebrenjve gjithashtu nuk përmendet se ata i kanë pyetur pejgamberët lidhur me këtë. Atëherë pse këto ajete janë shpallur dhe kujt i janë drejtuar?
Ato kanë intencë futuriste; me to aludohet te një lloj i mosbesimtarëve, gjegjësisht i heretikëve të kohës tonë; hebrenjve apo bashkëhebrenjtë e kësaj kohe.
Dy teoritë më të mëdha të cilat në kohën e sotme kanë kontribuar në themelimin e shkollës së ateizmit janë teoria e Shpërthimit të Madh e cila ishte përqendruar në formimin e kozmosit dhe teoria e evolucionit që ka të bëjë me krijimin e krijesave të gjalla, pra edhe të njeriut.
Edhe pse e dyta është hedhur poshtë shkencërisht, ndërsa e para i ka përjetuar disa modifikime të caktuara, ato e kanë përjashtuar rolin e Krijuesit duke mësuar se rasti lidhet me rastësinë inteligjente apo është në pyetje koha dhe arsyetime të këtilla qesharake.
Këto teori kanë kontribuar në paraqitjen e drejtimit shekullar i cili nën moton Besoj në atë që e shoh e mohojnë rolin e Krijuesit.
Përgjigjja e Kuranit ishte shumë koncize: Qiejt dhe Toka ishin një tërësi të cilët më pastaj u ndanë dhe këtu shihet fillimi i kozmosit,’ndërsa uji është baza e jetës. Vallë, a në këtë nuk besojnë ateistët?Pra, Allahu i Lartësuar na ka lajmëruar se qiejt dhe Toka ishin një tërësi, pastaj janë ndarë me qëllim që me copëtim të formohen trupat tjerë kozmikë.
Abdullah el-Ebahi në librin e tij “Drejtimi shpirtëror” (El-Medhhebu er-ruhani) thotë: Shkencëtarët pajtohen se Toka është formuar sikurse edhe trupat tjerë duke u ndarë prej ekuatorit të Diellit. Pas kësaj, materia e saj është dendësuar kështu si një top i zjarrtë është rrotulluar rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit. Në fillim, Toka ishte një masë e zjarrtë dhe sipërfaqja e tij iu kishte nënshtruar ftohjes ngjashëm sikurse çdo materie e zjarrtë, derisa në të njëjtën kohë ishte ngurtësuar ngadalë si një gacë e zjarrtë kur i nënshtrohet atmosferës, ashtu që pjesa e tij e jashtme ishte ftohur, ndërsa bërthama kishte mbetur e zjarrtë. Ajri nën ndikimin e nxehtësisë ishte dendësuar, ndërsa uji përplot me avull ishte përzier me ajër ngjashëm sikurse çdo materie që i nënshtrohet avullimit, si mineralet,squfuri, karboni dhe gjërat e ngjashme. Atmosfera atë botë ishte shumë e dendur, ashtu që drita e diellit nuk ishte në gjendje që të depërtojë nëpër të.
Dijetarët, historinë e formimit të Tokës e ndajnë në gjashtë periudha të njohura si periudha gjeologjike. Periudha e parë është ajo fillestare, pastaj kalimtare, pastaj periudha e dytë, e treta, pastaj koha e të reshurave (e vërshimës) dhe në fund koha e tanishme apo koha pas vërshimës.
Periudha e parë fillon prej se është ftohur Toka dhe prej se ka filluar që të mbulohet me kore të trashë si gur graniti. Nuk ekzistojnë gjurmë se atë botë kanë ekzistuar bimët dhe kafshët, ndërsa nuk dihet saktë as se sa ka zgjatur kjo periudhë. Disa shkencëtarë pohojnë se në Tokë kanë kaluar rreth 300 milionë vjet prej se korja e Tokës në sipërfaqe ka filluar që të forcohet.
Në fillim të kohës kalimtare, korja e granitit e Tokës nuk e kishte arritur trashësinë e duhur e cila do ta mbronte prej dridhjeve, shkarjeve dhe tërmeteve.
Periudhat kohore që kanë kaluar nëpër Tokë, pas vetes kanë lënë shtresa dhe kanë ndikuar shumë në ndryshimet e papritura në boshtin e Tokës dhe në pole. Pastaj erdhi deri te depërtimi i përgjithshëm i ujit në sipërfaqen e saj, që çoi deri te mbytja e shumë kafshëve, ndërsa ato që janë fshehur nëpër male dhe nëpër shpella, aty edhe kanë përfunduar. Nëpër shumë këto shkarje, shkencëtarët kanë zbuluar shumë mbetje skeletore të kafshëve të egra që kanë jetuar para kësaj katastrofe.
Në këtë kohë ka filluar ftohja e poleve, që tregon se në Tokë papritmas e jo gradualisht ka ardhur deri te dallimi i madh në temperaturë. Argument për këtë siç konsiderojnë gjeologët, është zbulimi i skeletit të mamutit me tërë trupin e tij i zbuluar në mes të akullnajave veriore. Në bazë të kësaj, ata kanë konstatuar se ftohja e papritur e kishte përfshirë dhe e kishte mbytur atë para se të arrijë që të largohet në pjesën tjetër të Tokës.
Pasi që ishin përmbushur kushtet për jetë në Tokë, filloi periudha e gjashtë e tanishme. Në këtë periudhë, korja e Tokës është stabilizuar, ajri është pastruar, rrezet e diellit kanë depërtuar, Toka është gjelbëruar, kafshët janë zbutur, ndërsa pas gjithë kësaj është paraqitur njeriu, edhe pse disa argumente gjeologjike tregojnë se jeta e njeriut në Tokë është zhvilluar para vërshimës së madhe.
2- Një prej emrave të bukur të Allahut është “El- Bari’” (Krijues prej asgjësë). Pasi që e kishte krijuar gjithësinë prej asgjësë, Ai kishte krijuar gjithçka që ekziston në këtë univers:
“Me të vërtetë, Allahu është Ai që farën dhe bërthamën e bën të mugullojë. Ai e nxjerr të gjallën prej të vdekurës dhe të vdekurën prej të gjallës. Ky është Allahu. Atëherë, përse i largoheni Atij? Ai bën të feksë drita e agimit. Ai e ka bërë natën për pushim, ndërsa Diellin dhe Hënën për të njehsuar kohën. Kjo është urdhëresa e Allahut, të Plotfuqishmitdhetë Gjithëdijshmit.” (El-En’am, 95-96)
“Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit.” (Felek, 1)
3- Kurani    para shkencës së sotme ka treguar se kozmosi zgjerohet dhe se do ta përjetojë fundin ashtu që do të eksplodojë ose do të tkurret, ndërsa pas kësaj do të formohet kozmos i ri. Në këtë shihet teza e krijimit të parë dhe të sërishëm të kozmosit.
“Atë Ditë, Ne do të palosim qiellin, ashtu siç paloset letra e Iibrit. Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë metëvërtetë.”(El-Enbija, 104)
4-   Kurani    këtë fakt e ka konstatuar me fjalët:
“Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.” (Edh-Dharijat,47)
Teoritë më të reja astronomike të prezantuara në vitet e nëntëdhjeta të shek. XX, tregojnë se kozmosi do të përfundojë me njërën prej këtyre mënyrave: “me eksplodim apo me tkurrje.”
Kurani tashmë ka treguar në këto fakte:
“Atë Ditë, Ne do të palosim qiellin, ashtu siç palosel letra e librit. Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do la përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këte metëvërtetë.”(El-Enbija, 104)
5-  Moti kohë ka dominuar mendimi se kozmosi është pa kufi. Shkencëtarëve në shekujt e kaluar nuk u kishte rënë ndërmend se do ta dinë formën e kozmosit dhe dimensionet e tij, ndërsa shkencëtarët myslimanë nuk ishin mbështetur në Kuran me qëllim që prej tij t’i nxjerrin faktet që do të ndihmonin që të zbulohen kufijtë dhe forma e kozmosit. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë:
“Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të (Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!” (El-Bekare, 255)
Shtrirja e diçkaje që ekziston tregon në ekzistimin e dimensioneve, ndërsa dimensionet janë argument të kufizimit të diçkaje. Pra, Kurani ka treguar në faktin se kozmosi ka kufij, që do të thotë se ky nuk është përfundim i Ainshtajnit. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Veten:
“Ai është zotërues i cilësive më të larta dhe Zoti i Fronit..” (Gafir, 15)


Kurani dhe shkenca.Shembulli i Kuranit lidhur me malet.

http://muslimani.net/kurani-dhe-shkenca-shembulli-i-kuranit-lidhur-me-malet.html

Shkenca bashkëkohore ka konstatuar se rrënjët e forta të maleve të zhytura në materien e shtresës nën koren e Tokës lëkunden sikurse anijet, gjegjësisht notojnë në atë masë elastike ngjashëm sikurse anijet që lundrojnë në dete. Kjo na ndihmon që ta kuptojmë më mirë tekstin e Kuranit:“kurse malet i bëri të patundshme… ” (En-Naziat, 32)
Prej ajetit të lartpërmendur kuptojmë:
1. Funksioni i maleve në mbajtjen e stabilitetit të Tokës është i ngjashëm me atë që e kanë kunjat për ta mbajtur stabile tendën.
2. Ekzistojnë male që ngrihen prej sipërfaqes së Tokës të cilat nuk burojnë prej brendisë së saj.
Kurani e ka konstatuar atë të cilën shkenca bashkëkohore lidhur me natyrën e maleve dhe me funksionin e tyre e ka zbuluar më vitin 1962. Bëhet fjalë për rrënjët tashmë të përmendura të maleve që shtrihen nën koren e Tokës. Është vërtetuar se trashësia mesatare e kores së Tokës nën oqeane arrin rreth 5 km, derisa trashësia e saj mesatare nën male arrij rreth 35 km dhe e ka formën dhe funksionin e kunjave.
Malet kështu i mbajnë kontinentet me atë se janë të ngulitura në masën elastike që gjendet nën koren e fortë të Tokës. Sikur malet mos t’i kishin këto rrënjë, korja e cila e mbulon masën elastike shkëmbore të brendisë (sima) do të zbutej e cila plotësisht do ta rrezikonte baraspeshën dhe stabilitetin mbi Tokë. Pra, sikur malet mos të ishin zhytur në këtë shtresë elastike (sima), ato do të lëviznin rrej vendeve të tyre bashkë me tokën, ndërsa sikur kontinentet të lëviznin dhe të notonin, edhe Toka do të lëkundej dhe do të dridhej nën këmbët tona…
Sërish vijmë te paralelja ndërmjet maleve dhe kunjave të tendës, sepse ato në mënyrë të ngjashme dalin mbi sipërfaqen e Tokës. Kunjat dallojnë ndërmjet tyre për nga lartësia dhe shkalla e pjerrtësisë; sikurse malet, ato janë të ndryshme varësisht nga shkalla e fortësisë së tyre, nga forma e tyre, nga thellësia e zhytjes së rrënjëve si dhe nga konfiguracioni i tokës. Para se të futen në tokë kunjat, e cila gjë është shumë e rëndësishme, duhet të përpunohen dhe të formësohen. Ngjashëm është edhe me malet, sepse edhe ato në fillim nën ndikimin e faktorëve të erozionit janë formësuar, pastaj forcat e presionit të shkaktuara me ndeshjen e kontinenteve i kanë nxjerrë përjashta. Kunjat nuk zhyten vetë në tokë, por duhet të ekzistojë forcë që do t’i përforcojë ato.
Mirëpo malet që janë formuar vetëm mbi sipërfaqen e Tokës, ato janë sedimentuese, ndërsa përbërja e tyre është formuar me anë të erozionit të majave të zjarrta të vjetra, të cilat në formën e shtresave janë formuar në skajet e deteve të lashtë.
Varësisht prej përbërjes gjeologjike, malet mund të jenë të ndryshme: malet e zjarrta për shembull janë formuar prej granitit, bazaltit, mermerit etj. Disa prej tyre kanë kratere vullkanike dhe i nënshtrohen presionit dhe temperaturës së vullkanit. Këto njëherësh janë malet e para të formuara në fillim të krijimit të Tokës.
Lloji i dytë janë ato që janë formuar prej shkëmbinjve dhe prej shtresave sedimentare nën veprimin e erozionit në llojin e parë të maleve, ndërsa shkëmbinjtë e tyre janë prej gjipsit, gëlqeres etj. Ato duke iu nënshtruar erës dhe shiut, janë mbuluar me rërë, me pluhur dhe me dhe.
Lloji i tretë janë malet, shkëmbinjtë e të cilëve nën ndikimin e presionit dhe nxehtësisë janë krijuar prej llojit të parë.
“Ai ka vendosur male të palëvizshme në Tokë, që ajo të mos tundet bashkë me ju, dhe ka krijuar lumenj e rrugë për të arritur aty ku synoni.” (En-Nahl, 15)
“Ne vendosëm nëpër Tokë male të patundura, që ajo të mos lëkundet bashkë me njerëzit dhe bëmë lugina dhe rrugë për të udhëtuar në to.”(El-Enbija, 31)
“Ai i ka krijuar qiejt pa shtylla të dukshme, ka vënë male të palëvizshme në Tokë, që ju të mos lëkundeni dhe ka shpërndarë në të gjithfarë gjallesash. Ne e zbresim ujin nga qielli dhe, nëpërmjet tij, kemi bërë të mbijë çdo lloj (bime) i mirë.” (Lukman, 10)
“Është Ai që e ka shtrirë tokën, duke krijuar në të male dhe lumenj. Dhe për çdo lloj fruti, Ai ka krijuar nga një çift. Ai ka bërë që nata ta mbulojë ditën. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.” (Er-Rad 3)
“A ka më të mirë se Ai që e ka bërë Tokën të qëndrueshme, ka bërë në të lumenj, ka ngritur në të male dhe kabërë midis dy deteve pengesë të padukshme?! Vallë, a ka krahas Allahut, zot tjetër?! Jo, por shumica e tyre janë të paditur.” (En-Neml, 61)
“Ai krijoi në Tokë male të palëvizshme që ngrihen lart, e bekoi atë dhe përcaktoi në të furnizimin (për banorët) e saj me masë për katër ditë; ky është shpjegimi për të gjithë ata që pyesin.” (Fusilet, 10)
“A nuk kemi vënë në të male të larta e të patundshme? A nuk ju kemi dhënë të pini me bollëk ujë të ëmbël?”
( Murselat,27)
“Ndërsa Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë, që nga ajo, të mbijnë gjithfarëlloj bimësh të bukura.” (Kaf 7)
“A nuk jua kemi bërë Tokën si shtrat e malet si shtylla?! Ne ju kemi krijuar në çifte dhe gjumin jua kemi bërë për prehje. Natën jua kemi bërë mbulesë, ndërsa ditën e kemi caktuar për të punuar. Mbi ju kemi ndërtuar shtatë qiej të fortë dhe kemi vënë kandil (diell) të shndritshëm!” (En- Nebe,6-13)
“Kur të të pyesin ty (o Muhamed) për malet, thuaj: “Ato do t’i bëjë hi e pluhur Zoti im, ndërsa toka do të bëhet fushë e shkretë, nuk do të shohësh në të as lugina, as brigje.(TaHa, 105-107)
“dhe, kur malet të thërrmohen si pluhur.” (Murselat, 10)
“kurse malet si leshi i shprishur.” (El-Karia, 5)
Duke i komentuar këto ajete, mufesirët klasikë kanë konsideruar se malet mbahen për toke, ndërsa kjo është shumë afër fakteve shkencore sepse më vonë është zbuluar se malet i kanë rrënjët e tyre nën Tokë. Mirëpo, edhe me ndihmën e aparateve më bashkëkohorë, shkenca ishte e pafuqishme që të depërtojë deri në thellësitë më të mëdha të vazhdimeve malore nën Tokë. Por, është llogaritur se ato janë dy ose tri herë më thellë sesa lartësia
e tyre në Tokë.
Mirëpo, çka është ajo që e bën që Toka bashkë me atë që gjendet në të, të lëvizë fort dhe në mënyrë të barabartë, përkundër dendësisë së ndryshme të maleve, deteve të trazuara, lumenjve, tërë kores së Tokës dhe materies së dendur (sima)?!
Përgjigjen në këtë pyetje mund ta gjejmë në ajetin që e përmendëm:
“Ti i shikon malet e mendon se janë të palëvizshme, por ato do të lëvizin si retë. E tillë është fuqia e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë. Ai di mirë çdo gjë që bëni ju.” (En-Neml,88)
Në fjalët e Allahut të Lartësuar: “E tillë është fuqia e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë…” e gjejmë atë që në shkencën bashkëkohore quhet baraspeshë (isostasy), sepse Toka e ka baraspeshën e vet sipas lartësisë dhe thellësisë së pjesëve të saj të ndryshme, kështu që materia me peshë më të vogël është ngritur mbi Tokë derisa pjesa më e rëndë është një humnerë e gjerë ngjashëm me detet dhe oqeanet.
Duke i studiuar 246 male, shkencëtarët kanë ardhur deri te njohuria se disa prej tyre gjeografikisht janë jo si zakonisht të shpërndara, kështu që gjenden për nga gjatësia dy rrathë në formë të bylyzykëve, me zbrazëtira plasa) mbi të cilat gjendet masa e ajrit që zbret poshtë dhe që ndihmon me rastin e rrotullimit të Tokës.

Debat me një ateist

Pata një debat me një prej ateistëve më të mëdhenj,i cili quhej profesor Robert. Unë i thashë:
-A je i gatshëm që të debatojmë së bashku rreth çështjes së besimit tek Allahu.
-Po, – u përgjigj ai.
-A ke ekzistuar ti para 100 vjetësh? – e pyeta.
-Jo, – u përgjigj ai.
-Po këto pemë që shikojmë me degë, lule dhe rrënjë, a kanë ekzistuar?
-Jo, – u përgjigj ai.
-As kafshët nuk kanë ekzistuar që në fillim të botës,
-shtova unë.
Ai ra dakord me mua. Pastaj i thashë:
-Shkenca e kërkimeve arkeologjike ka vërtetuar, se në tokë ka ekzistuar një periudhë kohe, gjatë së cilës nuk ka pasur as bimë dhe as kafshë, madje as male, as lugina, as tokë prodhuese, as lumenj dhe as dete.
-Po, – tha ai.
Madje ka kaluar një kohë kur toka si planet, as që ka ekzistuar, por ka qenë një pjesë e lëndës së qiellit, siç na lajmëron Allahu në thënien e Tij:
“A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan, se qiejt dhe toka ishin të ngjitura (një tërësi) e Ne i ndamë ato të dyja”.(Enbija: 30).
Ai u habit nga ajeti i Kuranit. Më pas i thashë:
-Sot dijetarët e astronomisë e vërtetojnë se dielli, hëna dhe yjet nuk kanë ekzistuar dhe kanë qenë një tym (mjegullnajë), siç e vërteton edhe Kurani i madhërueshëm që para 1400 vjetësh duke thënë: “Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij edhe tokës i tha:
“Qasuni urdhrit Tim (Nënshtrojuni!) me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dyja thanë: “Po i qasemi me dëshirë”. (Fussilet: 11).
Ai ra dakord me mua, se origjina e gjithësisë ka qenë tym apo mjegullnajë. Pastaj i thashë:
-Dijetarët sot pohojnë, se tymi ose materia e parë, nga e cila u krijua gjithësia, gjithashtu nuk ka ekzistuar në fillim, por u shfaq pas shpërthimit të madh, që u quajt Big-Beng, kështu që gjithësia para kësaj nuk ka qenë asgjë. Pra, nuk ka ekzistuar.
Ai e pohoi këtë.
-Atëherë duhet patjetër që të ekzistojë krijuesi i kësaj gjithësie dhe i gjithë këtyre krijesave që i krijoi ato nga asgjëja (hiçi) dhe argumentet e ekzistencës së Krijuesit janë sa numri i këtyre krijesave, – i thashë.
-Po patjetër që ekziston një krijues për këtë gjithësi, -tha ai.
-Po kush është ai? – e pyeta.
-Natyra, – tha ai.
-Unë kam një rregull tjetër, që na sqaron neve, se cili është Krijuesi dhe cilat janë cilësitë e Tij.
-Kush është ky rregull? – pyeti ai.
-Shikoje këtë llambë! (Llambë neoni, që ndodhej në dhomë).
-Çfarë të shikoj në të? – pyeti ai.
- A ka pasur qelq ai që e ka prodhuar këtë llambë?
-Sigurisht që po, se s’kishte si ta prodhonte pa të.
-Ai që e ka prodhuar, ka pasur aftësi, që qelqit t’i japë
formën e llambës me përpikëri.
Ai e pohoi këtë. Pastaj i thashë:
-Po ashtu, ai ka pasur metalin e aluminit me të cilin ka bërë dy anët e llambës.
-Po, – tha ai.
- Ai ka pasur mundësi, që aluminit t’i japë formën e duhur.
-Po, – tha ai.
-A nuk e shikon përpikërinë mes vrimës së cilindrit prej qelqi dhe mbulesës metalike? A nuk tregon kjo se ai që e ka prodhuar atë, është i saktë dhe i përpiktë?
-Sigurisht që po.
-Llamba ndriçon kur korrenti (energjia elektrike) kalon mes dy poleve të saj. A nuk tregon kjo se ai që e prodhoi, e di këtë veçori të saj?
-Këtë mund ta kuptosh kur të shtypësh çelësin, që e ndez dhe e fik atë, – tha ai.
-Atëherë ti dëshmon, se ai, që e prodhoi atë, posedon këto gjëra: ka qelq, ka mundësi që qelqit t’i japë formën e duhur cilindrike. Posedon përpikëri në punë (sepse ka bashkuar vrimën e cilindrit prej qelqi me mbulesat metalike). Ka njohuri për elektricitetin dhe veçoritë e tij. kur kalon nëpër llambë.
-Po, – tha ai.
-A dëshmon për këtë?
-Po dëshmoj, – tha ai.
-Si dëshmon për cilësitë e një prodhuesi, që nuk e ke parë?! – i thashë pastaj.
Ai më tregoi llambën dhe më tha:
-Ja ku është prodhimi i tij para meje, që më tregon për këto gjëra.
-Atëherë llamba ose prodhimi, është si një pasqyrë, që tregon për disa cilësi të prodhuesit të tij.
E pranoi këtë duke pohuar.
-Ky është rregulli i dytë, – vazhdova. – Kështu edhe tek krijesat ka gjurmë, që tregojnë për disa cilësi të Krijuesit, siç i kuptove disa cilësi të prodhuesit të llambës, duke përdorur mendjen, po ashtu do të arrish të kuptosh disa cilësi të Krijuesit, duke medituar për cilësitë e Tij.
-E si? – pyeti ai.
-Le të shikojmë në krijimin e trupit tënd në vend të llambës dhe le të meditojmë për të, atëherë do t’i njohësh disa cilësi
të Krijuesit tënd.
-Po si? – pyeti sërish.
Këtu e kufizova debatin vetëm rreth urtësisë (mençurisë e përsosmërisë) në krijim, që është një nga cilësitë e Allahut.
-Temperatura e trupit të njeriut është konstante, apo ndryshon sipas ndryshimit të kohës në ambientin e jashtëm?
- Jo, ajo është konstante në temperaturën 37°C, – tha ai.
- Në trup ndikojnë disa faktorë si p.sh: djersitja, e cila e ul lenperaturën e trupit deri në 37°C, kur temperatura mund të jetë deri 50°C. Po ashtu, kur temperatura e mjedisit ulet deri poshtë zeros, bëhet djegia e proteinave dhe yndyrave në trup, 3c shërben për të ngritur temperaturën e trupit deri në 37°C.Ai që e vendosi në trupat tanë dhe në trupat e atyre, që do të vijnë pas nesh këtë mekanizëm të vazhdueshëm dhe të saktë ne punën e tij, a është i urtë dhe i mençur në punën (krijimin) -tij?
Ai e ndjeu, se po të pohonte këtë, do të hidhte poshtë natyrën, që nuk ka mendje dhe as që mendon, prandaj tha:
-Jo nuk është (i urtë).
-Ai ka përgatitur për ty aparatin, që rregullon tempera- turën e trupit tënd, që kur ke qenë në barkun e nënës (në rutër), në një ambient ku nuk ke pasur nevojë për të, sepse aty temperatura është gjithmonë 37°C, por ti do të kishe nevojë për të pasi të dilje në këtë botë, ku ndryshon temperatura e mjedisit dhe ti ke nevojë, që ajo të jetë konstante. A nuk është i ditur (që ti do të kishe nevojë për ketë aparat, kur të dilje nga barku i nënës) për këto gjëra Ai, që ta dha këtë aparat dhe e bëri të përshtatshëm për kushtet, ku do të dalësh?
-Jo nuk është i ditur, – tha ai sërish.
Atëherë i dhashë një shembull tjetër:
- A zhvillohet trupi në mënyrë të barabartë apo jo?
-Po të zhvillohej në mënyrë jo të barabartë (jo të rregullt), do të shikoje njërin sy më të madh se tjetri, një dorë më të madhe se tjetra, një këmbë më të madhe se sa tjetra, – tha ai.
- A është i mençur, Ai që e ka vendosur këtë ekuilibër në
çdo qelizë, apo jo? – i thashë pastaj.
-Jo nuk është i mençur, – më tha.
- O profesor! A e shikon ekuilibrin, që ekziston në trupin
e njeriut gjatë lëvizjes, saqë po rrëshqiti dhe u anua në njërën anë, trupi vetvetiu anohet në anën tjetër për të ruajtur
ekuilibrin. Ai që ta dha këtë ekuilibër që në barkun e nënës
kur ishe embrion, a është i mençur apo jo? – i thashë sërish.
-Jo, nuk është i mençur! – këmbënguli ai.
Thashë me veten time: “Subhanallah i Madhërishëm është Allahu, mohimi i Krijuesit është shkaku që mbulon të vërtetat”. Më pas fillova t’i numëroj atij disa dukuri të tjera si: qëndrueshmëria e përqindjes së oksigjenit në ajër, ekuilibri në lëvizjen e hënës, e cila kur afrohet afër tokës e shton shpejtësinë dhe kur largohet prej saj e ngadalëson atë. Pastaj i përmenda ekuilibrin, që qëndron mes lëvizjes së yjeve e planetëve dhe forcës tërheqëse mes tyre dhe i thashë:
- A nuk tregon kjo, se është krijimi i një të Mençuri?
-Jo, – upërgjigj.
Ditën e dytë e fillova bisedën duke i thënë:
-Profesor! Ka ndodhur një fatkeqësi në Jemen. (Tërmeti, që ra në një nga qytetet e Jemenit, Dhemari)
Ai dha ngushëllimet e tij, që të më bëjë qejfin mua, por unë i thashë:
-Së bashku me tërmetin ndodhi një ngjarje e habitshme dhe e papritur: Gjatë tërmetit një shufër metalike fluturoi në ajër dhe ra mbi një gozhdë të mprehtë, e cila e shpoi atë m’u në mes. Pastaj fluturoi një pjatë metalike e rrumbullakët, që u ngjit në njërën anë të shufrës dhe u vendos në të, duke u formuar njërën anë të peshores. Në të njëjtën mënyrë u formua edhe ana tjetër e kështu u formua një peshore!
Po shikoja fytyrën e tij, që në atë moment ndryshoi, u vrenjt dhe tha:
-Ç’është kjo? Tërmeti ndërton peshore?!
-Prit, se ka një gjë më të çuditshme sesa kjo. Peshorja punon në mënyrë automatike, saqë po të vendosësh diçka në njërën anë të peshores, ajo vë vetë automatikisht diçka në anën tjetër, që të baraspeshohet. Po kështu edhe nëse heq diçka në njërën anë ajo e baraspeshon atë automatikisht.
Ai po më shikonte me çudi dhe i mahnitur, ndërsa unë i thashë duke qeshur:
-Profesor, ndodhi rastësisht dhe po kështu punon rastësisht.
Ai e kuptoi qëllimin tim dhe shpërtheu së qeshuri me të madhe. Atëherë i thashë:
- Nuk ma besove, që një peshore e vetme të jetë formuar rastësisht, atëherë si pretendon se gjithë këto ekuilibera dhe peshore, që ekzistojnë në qiej dhe në tokë, janë krijuar rastësisht?!

Misteret e mumies së faraonit.

Dr. Maurice Bukay Profesor Maurice Bukay ishte ndër pjesëtarët e ekipit francez që pritën mumjen e Faraonit, të cilën e dërgoi atje shteti egjiptian, i cili iu frikësua një dëmtimi në rritje të mumjes së Faraonit, sepse atë filloi ta prekte një brejtje në zonën e majës së hundës. Për këtë arsye, ata e dërguan në Francë që ta trajtonin për të evituar problemin në fjalë. Profesor Maurice Bukay thotë: “Kur ajo arriti në Paris e pritëm me njëzet e një të shtëna, ashtu siç priten presidentët. Më pas filluam t’i bëjmë ekzaminimet e duhura mumies së Faraonit. Gjetëm se të gjithë argumentet shkencorë vërtetonin se ai ishte Faraoni i historisë së Musait [alejhis-selam]. Përse? Sepse ne gjetëm mbetje të kripës së detit në kufomën e tij. Këtë e përforconte, gjithashtu, fakti tjetër që kockat e tij ishin të thyera teksa lëkura e tij nuk ishte e çarë, gjë që donte të thoshte se fraktura ishte shkaktuar nga një trysni e butë, e tillë që nuk kishte çarë as lëkurën dhe as mishin, por kishte copëtuar dhe thyer kockat. E tillë gjë na linte të kuptonim se fraktura e tij kish ndodhur nga uji, nga trysnia që kish ushtruar mbi të shtypja e dy rrymave të dallgëve madhështore të detit që ishin puqur me furi me njëra-tjetrën, teksa ai ishte gjendur i ndërfutur midis tyre, duke ia copëtuar atij kockat brendazi. Sa më sipër është një shenjë ndër të tjera, pasi kocka kur thyhet nga shtypja e ujit lëshon një lëndë çimentuese. Kjo lëndë çimentuese gjendet në trupin e Faraonit, në kafkën e tij, gjë që tregon se ajo është copëtuar dhe thyer nga shtypja e ujit, ndërkohë që lëkura dhe mishi ngelën të pacenuar. Pamë tek ai shenjat e të mbyturit. Nga të gjitha këto mësuam se kjo është mumia e Faraonit të Musait [alejhis-selam].”
Më pas dr. Maurice përpiloi një libër ku trajtonte se Teurati përmendte se trupin e Faraonit e kishte përpirë deti, por nuk përmendte detaje se çfarë i kishte ndodhur atij më pas. Teurati nuk përmend asgjë lidhur me këtë.
Ndërsa Kur’ani përmend se trupi i Faraonit të mallkuar ka për t’u shpëtuar nga uji i detit, siç vjen në fjalën e All-llahut të Madhëri
shëm në Kur’anin Fisnik: “E, pra, sot po të shpëtojmë ty me trupin tënd, që të mbetesh argument për ata që do vijnë pas teje. Vërtetë që shumë prej njerëzve qëndrojnë të pakujdesshëm karshi argumenteve tona.”
Pra, sot po e shpëtojmë trupin tënd nga deti. Rikthehemi tek ajo çfarë thotë dr. Maurice Bukay, i cili në vijim thotë: “Ekzaminimei nxorën se kufoma e Faraonit në fjalë nuk mbeti gjatë në ujin e detit, duke qenë se ajo nuk ka shfaqur asnjë shenjë të dëmtimit të plotë per shkak të qëndrimit të gjatë në ujin e detit, gjë që do të thotë se kjo kufomë është nxjerrë nga deti shpejt.”
Do doja të qëndroja pak tek ideja e mumizimit të praktikuar tek Faraonët, gjë që shkencëtarët ende e konsiderojnë një mister prej mistereve.
Kështu, kur u zgjidhën mbështjellat e mumieve të faraonëve, ato i gjetën të mbushura me baktere brejtëse. Po të kishin qenë këtë mbështjellje mbrojtëset e trupave ato nuk kishin për t’u brejtur edhe vetë nga bakteret. Pra, i bie që ruajtja e trupave të tyre t’i dedikohet diçkaje tjetër dhe jo këtyre mbështjellave dhe materialeve në to Egjiptianët e lashtë nuk dinin gjë rreth baktereve dhe nuk posedonin as mikroskop dhe as pajisje të kësaj natyre. Pajisjet që ata përdornin ishin primitive. Pretendimi se ata posedonin dituri misterioze nuk qëndron, porse ata në fakt ishin në një nivel diturie dhe teknologjie që nuk i lejonte të kishin ndonjë ide rreth baktereve dhe parazitëve mikroskopik. Domosdoshmërisht ruajtja e trupave të tyre është kryer me tjetër gjë. Pastaj përse misteri i mumizimit u zhduk dhe njerëzit e kohës sonë, që i njohin më së miri bakteret dhe shkaqet e dekompozimit të materies së trupit, janë të paaftë të bëjnë një mumizim si ai bëhej asaj kohe. Këtë fjalë njeriu nuk mund ta kapërdijë.
Ajo që unë mendoj, dhe All-llahu i Madhërishëm e di më së miri është se All-llahu i Madhërishëm shpëtoi Faraonin dhe të gjithë trupat e tjerë të shoqëruesve të tij që të dilnin dhe të bëheshin shkak për ardhjen e egjiptianëve që të merrnin trupat e njerëzve të tyre dhe ti varrosnin. Në fakt, gjenden tregues të shumtë që tregojnë se këtu bëhet fjalë për një ngjarje të vetme dhe se njerëzit erdhën dhe gjithsecili i kufomën e të afërmit të vet dhe e varrosi. A të jetë ky shkaku i ruajtjes së trupit të Faraonit kur ne e dimë se All-llahu i Madhërishëm deklaroi të tillë gjë në Kur’an, ku tha: “E, pra, sot po të shpëtojmë ty me trupin tënd, që të mbetesh argument për ata që do vijnë pas teje.Vërtetë që shumë prej njerëzve qëndrojnë të pavëmendshëm argumenteve tona.”
SHKEPUTUR NGA LIBRI “FAKTET E BESIMIT DHE MREKULLITE E TIJ”
AUTOR ABDULMEXHID ZENDANI